Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Fier u inaugura të martën sporteli unik në shërbim të fermerëve. Ata mund të aplikojnë për grante e subvecione por edhe të marrin këshilla mbi bujqësinë dhe tregjet. I pranishëm në inaugurim, Kryeministri Edi Rama siguroi se ky është fillimi i një transformimi rrënjësor.
Në Fier tashmë fermerët do të kenë ku të drejtohen për të marrë informacion dhe këshilla bujqësore. Të martën u inaugurua sporteli i parë unik që u kursen atyre kohë dhe i ndihmon të aplikojnë për grante dhe subvecione por edhe të marrin të dhëna mbi tregjet bujqësore. Teksa inspektoi investimin e bërë Kryeministri Edi Rama siguroi se ky është vetëm fillimi i një transformimi rrënjësor
Rama: E rëndësishme është që të japim sa më shumë informacion që ta kenë të qartë që nuk mund të merren më mbështetjet ashtu siç janë marrë, por duhet të fokusohen të gjithë në një qëllim në mënyrë që secili të bëjë pjesnë e vet, por qëllimi i përbashkët të realizohet edhe të fitojnë fermerët, të fitojë edhe ekonomia dhe e ardhmja.
Theksin Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi e vendosi te skema e mbështetjes financiare për fermerët që pritet të miratohet brenda këtij muaji.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/inaugurohet-ne-fier-sporteli-unik-fermeret-aplikohet-subvecione