Report TV - Protesta e opozitės nė 27 Janar, Salianji: I udhėheq PD

2018-05-10 1

"Peshën e protestës, lidershipin, drejtimin e protestës e ka pasur PD si partia më e madhe e opozitës dhe me kartë morale të fortë për të thërritur njerëzit në protestë". Kështu shprehet deputeti i PD, Ervin Salianji në "45 minuta" nga Denis Minga në Report Tv, duke komentuar protestën e ardhshme të opozitës në 27 janar.

Salianji zbuloi se në mbledhjen e PD me aleatët ka pasur dakordësi për mbajtjen e kësaj proteste masive në fund të muajit. Sa i takon bashkëpunimit me LSI, deputeti i PD thekson se është një aleancë e diktuar edhe përmes numrave me qëllim rrëzimin e qeverisë "Rama". Megjithatë, tha ai, LSI ndan të njëjtat qëndrime me PD sa i takon shkeljes së Kushtetutës dhe kanabizimit të vendit