Ora News - Të ardhurat vendore, bie ndjeshëm mbledhja e taksave të biznesit të vogël

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mbledhja e taksës nga biznesi i vogël dhe nga toka bujqësore janë dy zërat që kanë sjellë më pak të ardhura në buxhetin e bashkive për periudhën janar-shtator të 2017. Ndërkohë taksa e infrastrukturës ka performancën më pozitive dhe sipas qytetit Tirana mban rekordin.

Nëntëmujori i vitit të shkuar ka rezultuar i vështirë për biznesin e vogël. Në arkën e bashkive në këtë periudhë janë arkëtuar 52 për qind më pak të ardhura në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Efekt që duket se do të vërë në vështirësi bashkitë për të realizuar projektet publike por dhe duke dhënë një ndikim negativ në ekonominë e vendit. Në raportin e Copëlan po ashtu bëhet e ditur se dhe taksa e truallit dhe e tokës bujqësore kanë rënë me 19.7 pikë.

Megjithatë miratimi i planeve rregulluese dhe dhënia e lejeve të ndërtimit dhe rritja e taksave në këtë sektor i ka dhënë një frymëmarrje pushtetit vendor.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/te-ardhurat-vendore-bie-ndjeshem-mbledhja-e-taksave-te-biznesit-te-vogel