Ora News - U përmbytën nga Fierza, banorët parlajmërojnë revoltë nëse nuk dëmshpërblehen

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përfaqësuesit e banorëve të Kukësit të Vjetër paralajmërojnë nisjen e asaj që e cilësojnë faza e fundit në kërkim të kompensimit të tokave të përmbytura nga ndërtimi i Hecit të Fierzës. Ata kërkojnë ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të Kryeministrit Edi Rama ose të në kundërt paralajmërojnë se do të përballet me revoltën e Kukësit.

Banorë e Kukësit të Vjetër të prekur nga ndërtimii Hidrocentralit të Fierzës, paralajmërojnë nisjen e protestave masive në kërkim të dëmshpërblimeve për tokat e përmbytura.

Në një thirrje drejtuar direkt kryeministrit Edi Rama, ata thonë se presin zgjidhje përfundimtare ose në të kundërt paralajmërojnë se do të përballet me revoltën e populit të Kukësit.

Pas grevave e protestave që vijojnë prej 24 vitesh, vetëm një pjesë e familjeve janë kompensuar, ndërsa të tjerët thonë se durimi tashmë u ka sosur.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/banoret-e-kukesit-te-vjeter-kerkojne-demshperblimin-permbytjet-nga-fierza

Free Traffic Exchange