Ora News - Të largojmë paligjshmërinë, Basha fton shqiptarët të protestojnë me 27 janar

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Me 27 janar, opozita do të zhvillojë protestën e parë për këtë vit përpara Kryeministrisë. Vendimi u mor në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, ndërkohë që Basha ishte konsultuar gjatë dy ditëve të fundit me aleatët e tij parlamentarë.

Ndërkohë pas takimit me krerët e PD-së në rrethe, kryedemokratik Basha njoftoi edhe orën e protestës.

Basha: Ftojmë të gjithë shqitarët të shtunën me 27 janar në orën 12 të na bashkohen në një protestë mbarëpopullore kundër varfërisë, krizës ekonomike, papunësisë, padrejtësisë dhe drejtësisë së kapur politikisht, drejtësi për të papunët, të rinjtë dhe studentët.

Kreu i PD, tha se objektivi politik i opozitës i shpallur prej kohësh nuk mund të jetë veçse dhënia fund kësaj paligjshmërie përmes një qeverie antimafia me mandatin që të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, për një Shqipëria të taksave të ulëta.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-mbledh-grupin-parlamentar-daten-e-protestes