http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mesditën e 27 janarit opozita do te zhvilloje protestën e pare per kete vit para selisë se Kryeministrisë. Kryetari i PD Lulzim Basha ka mbledhur fillimisht deputetet e me pas kryetaret e degëve te partisë per aksionin opozitar qe do te kete dy shtylla, betejën brenda parlamentit dhe protestat.
Basha theksoi se te gjithë qytetaret duhet te bashkohen kundër kësaj qeverie.
Ne funksion te organizimit te protestës, Basha po zhvillon takime me strukturat e PD dhe nga Kamza, Basha ka akuzuar kryeministrin Rama per çështjen e Haki Cakos.
? Edi Rama ka garantuar Haki Çakos se pavarësisht qenies në krye të Policisë së Shtetit kur vendi u mbulua me drogë, pavarësisht së qënit leva e Saimir Tahirit, kur policia u kthye në një organizatë kriminale, pavarësisht veprimeve të paligjshme me përgjuesit që përgjonin opozitën, diplomatët e huaj dhe çdo kundërshtar të vërtetë apo të perceptuar të qeverisë, mund të ikë i lirë në punën e tij. Nga ana tjetër Haki Çako do ta mbyllë gojën për aferat e tmerrshme kriminale dhe korruptive që implikojnë drejtpërdrejt Edi Ramën dhe njerëzit e tij më të ngushtë në qeveri dhe në Partinë Socialiste. Por, dua t?jua them sot ju dhe çdo shqiptari. Ky pakt mafioz nuk do ta ketë jetën e gjatë.?
Paralelisht me përgatitjen e protestës, ne datën 15 janar opozita do te jete ne parlament per te nxjerre ne pah dështimin e qeverise Rama.