http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka qenë kritik mbi zgjedhjet e brendshme në parti. Në mbledhjen e kryesisë së PS-së, mëngjesin e kësaj të marte, mësohet se Rama ka kërkuar të punohet më shumë për e drejtuesit e rinj të degëve, pasi afatet e përcaktuara më parë kanë kaluar.
Mbledhja e kryesisë, e cila ka zgjatur për rreth 90 minuta, ka shqyrtuar edhe aksionin politik, i cili do të përqendrohet tek axhenda e integrimit europian.
?Kemi një marrëdhënie shumë të mirë me Bashkimin Europian; jemi në një pikë shumë të rëndësishme pavarësisht zhurmës, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të opozitës për të krijuar zhurmë në vend. Ne, padiskutim, vëmë agjendën e Shqipërisë përpara agjendës politike të ditës. Fatkeqësisht, kjo nuk është retorika apo politika e opozitës: ata kanë vendosur të venë interesin politik të ditës mbi interesin kombëtar?
Në mbledhjen e kryesisë është diskutuar edhe mbi përgatitjet për garën e ardhshme elektorale, atë për zgjedhjet e krerëve të bashkive në vitin 2019.