“Të largojmë qeverinë e krimit” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Kamza kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u bëri thirrje qytetarëve që t?i bashkohen protestave të opozitës, kundër qeverisë Rama. Sipas liderit te opozitës, policia nen drejtimin e Edi Ramës, Saimir Tahirit, Haki Çakos dhe pasardhësve të tyre u shndërrua në një repart ndihme për drogën.



?Kjo është një qeveri thellësisht antipopullore. Edhe largimi i sotëm i Haki Çakos nuk është gjë tjetër veçse plotësimi i një pakti mafioz midis tij dhe Edi Ramës. Edi Rama ka garantuar Haki Çakos se pavarësisht qenies në krye të Policisë së Shtetit kur vendi u mbulua me drogë, pavarësisht së qënit leva e Saimir Tahirit, kur policia u kthye në një organizatë kriminale, pavarësisht veprimeve të paligjshme me përgjuesit që përgjonin opozitën, diplomatët e huaj dhe çdo kundërshtar të vërtetë apo të perceptuar të qeverisë, mund të ikë i lirë në punën e tij. Nga ana tjetër Haki Çako do ta mbyllë gojën për aferat e tmerrshme kriminale dhe korruptive që implikojnë drejtpërdrejt Edi Ramën dhe njerëzit e tij më të ngushtë në qeveri dhe në Partinë Socialiste. Por, dua t?jua them sot ju dhe çdo shqiptari. Ky pakt mafioz nuk do ta ketë jetën e gjatë.?



Basha deklaroi se opozita është e vendosur per te mos e lëne vendin peng të një qeverie të ardhur në pushtet nga pakti me krimin.



?Të gjitha këto janë të mundshme për Shqipërinë dhe rruga për ta arritur është largimi i qeverisë të bërë njësh me krimin. Ky është modeli i protestës, atje para selisë së të keqes, të gjithë bashkë, numrin më të madh me guximin dhe kurajon që iu karakterizon. Le t?i bashkojmë edhe një herë energjitë tona më të mira me rininë në ballë, në sheshet e protestës.-u shpreh Basha.?



Kreu i Partisë Demokratike fajësoi kryeministrin se gjate viteve te qeverisjes se tij, u be shkak qe Shqipëri kete numrin më të madh të azilkërkuesve në Europë.

Free Traffic Exchange