http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë Bujar Osmani ka nisur një vizitë zyrtare në Athinë, pas ftesës nga kryediplomati grek Nikos Kotzias. Ai gjithashtu do të takohet dhe me Ministrin e Çështjeve Europiane Jorgos Katrugalos. Takimi zhvillohet në kuadër të negociatave për çështjen e zgjidhjes së emrit kushtetues të Maqedonisë. Një ditë më parë Kryediplomati grek Kotzias ka deklaruar se ?dëshiron një emërtim i cili do të jetë krejt i ndryshëm nga Maqedonia greke?.
Gjatë një interviste në televizionin grek Antenna shefi i diplomacise theksoi se nuk bëhet fjalë për referendum, por do të votohet me shumicë votash në Parlament. Ai theksoi se Maqedonia nuk do të jetë pjesë e NATO-s nëse nuk ka një marrëveshje për emrin. Kotzias ndërkaq tha se emri ?Sllavomaqedoni? nuk pranohet nga shqiptarët e atjeshëm, pasi konsiderojnë që kështu ata përjashtohen si element shtetformues.
?Emri ?Sllavomaqedonas? i drejtohej sllavëve, të cilët përbëjnë shtetin që tani e quajmë ?Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë?. Shqiptarët janë kundër çdo lloj emri ?sllavomaqedonas? të atij shteti, sepse e konsiderojnë atë përjashtues si element shtetformues. Të gjitha këto propozime janë marrë parasysh dhe janë subjekt i zgjedhjeve tona, dhe ne kemi dalë si një kabinet në zgjedhjet tona, në diskutimin që do të kemi me zyrtarët e vendit fqinj.?
Në ditët në vijim priten takime intensive për çështjen e emrit mes dy vendeve. Në mes të muajit janar sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg do të vizitoje në Shkup, ndërsa në datë 19 janar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të zhvillohet takimi i kryesuar nga Kryenegociatori Methiu Nimiç me përfaqësuesit e dy vendeve Adhamantio Vasilaki për Greqinë dhe Vasko Naumofski për Maqedoninë.