Pa filluar mirë gara për zgjedhjen e Presidentit të Fedetarës Shqiptare të Futbollit, ku deri më tani kandidat i vetëm është kreu aktual Armand Duka, bien hije dyshimi për një garë jo të drejtë e të ndershme.
Nga 66 anëtarë të Asamblesë së FSHF-së që janë me të drejtë vote, 8 janë shoqata rajonale të futbollit amator që nuk figurojnë të regjistruara në gjykatë. Pra janë shoqata fantazmë, të cilat njihen vetëm nga FSHF-ja por jo nga organet e shtetit shqiptar. Lajmi bëhet i ditur nga portal sportiv ?VipSport.al?.
?Iu drejtuam Gjykatës së Tiranës, nëpërmjet një avokati, duke qenë se sipas legjislacionit shqiptar, shoqatat duhet të regjistrohen patjetër në Gjykatë. Përgjigja e marrë zyrtarisht nga Gjykata ishte se: Këto SHOQATA NUK EKZISTOJNË.