Koordinatorja kombëtare për bashkëqeverisjen në Partinë Socialiste, Elisa Spiropali, ka deklaruar se do të vijojë komunikimin me qytetarët.
Duke folur për media në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së PS, Spiropali deklaroi se do të vijojë koalicioni i madh, duke dëgjuar qytetarët dhe problemet e tyre për të bërë të mundur një ndryshim.
Ajo u shpreh se PS është e vendosur për zhvillimin ekonomik dhe axhendën evropiane të Shqipërisë.
?Përparësive që PS ka për të çuar përpara në 2018. Jemi të vendosur që të ecim përpara, të vijojmë komunikimin me qytetarët. Ne fituam mandatin në një koalicion me qytetarët dhe jemi të vendosur ta vijojmë koalicionin e madh, do të dëgjojmë qytetarët kudo problemet e fermerëve, qytetarëve të papunë dhe të punojmë me vendosuri për të bërë të mundur një ndryshim.