Në emisionin ? 5 Pyetjet nga Babaramo?, presidenti Meta është pyetur edhe për sa i përket nismës së ditëve të fundit të depozituar në Parlamentin e Kosovës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.
Meta është shprehur se nuk beson që drejtuesit e Kosovës mund të marrin vendime të cilat mund të minojnë besimin se në Kosovë mungon angazhimi për sundimin e ligjit.
?Të gjithë jemi në ndjekje të një debati që është zhvilluar atje, por nuk besoj që drejtuesit e Kosovës mund të marrin vendime që mund të minojnë besimin se në Kosovë mungon angazhimi për sundimin e ligjit në lidhje me gjithçka ka ndodhur deri tani në akord të plotë me partnerët ndërkombëtar të Kosovës, SHBA dhe BE?, është shprehur Meta.
Gjithashtu i pyetur edhe për sa i përket deklaratës që disa politikanë kosovarë kanë bërë se në emër të drejtësisë Kosovës është duke ju bërë një padrejtësi historike, Meta është ka thënë se për qëllime të mëdha ndonjëherë në poltikikë duhet të bësh edhe sakrifica të padrejta.