Ora News - Bushati: Nuk mund ta fshehim gëzimin që ka një realitet të ri në Maqedoni

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri për Evropë dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati në një intervistë ekskluzive në "Tonight Ilva Tare" e konsideron realitet të ri atë që po ndodh në Maqedoni, teska thotë se është ende herët për të dhënë një gjykim përfundimtar.

Bushati: Nuk mund ta fshehim gëzimin që ka një realitet të ri në Maqedoni ndonëse është herët për të pasur një gjykim përfundimtar dhe më të kthjellët për zhvillimet në Maqedoni. Është fakt që ajo që u konsiderua si platforma e partive politike e shqiptarëve të Maqedonisë ka filluar të zbatohet. Presim që të zhvillohen diskutimet në Kuvendin e Maqedonisë për sa i përket ligjit të gjuhën ku gjuha shqipe merr një rol më domethënës. Gjithashtu na gëzon fakti që në takimin e përbashkët midis dy qeverive, zv/kryeministri që mban edhe portofolin e ministrit të integrimit evropian foli për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/bushati-nuk-mund-ta-fshehim-gezimin-qe-ka-nje-realitet-te-ri-ne-maqedoni