Ora News - Bushati: Presim që Greqia të shfuqizojë ligjin e luftës

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

A ka një afat për mbylljen e çështjeve të hapura me Greqinë? Ministri për Evropë dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati i ftuar në "Tonight Ilva Tare", thotë se nuk ka një afat të përcaktuar, por shton se në përfundim të negociatave me Greqinë është shfuqizimi i ligjit të luftës nga pala greke, pas të cilit rrjedhin edhe një sërë çështjesh të tjera.

Pjesë nga deklaratat:

Tare: A ka një afat kur do të përmbyllen çështjet e hapura me Greqinë?

Bushati: E kam të vështirë të them një afat, për ne ka rëndësi cilësia e zgjidhjeve që do të biem dakord me palën greke. Nuk është një proces i lehtë në rast se i referohemi historikut për çështjen e ligjit të luftës pasi ne presim një shfuqizim të këtij ligji.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/bushati-presim-qe-greqia-te-shfuqizoje-ligjin-e-luftes