Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qendra e djathtë vjen në pushtet edhe pa bashkëpunimin me LSI. Kështu tha kryetari i LZHK, Dashamir Shehi i futuar në studion e lajmeve të Ora News. Aleati i demokratëve deklaroi se historia ka treguar që e djathta vjen në pushtet edhe pa bashkëpunim, duke theksuar se është detyra e Bashës që ti japë interpretim këtij momenti.
Pyetje: Bashkëpunimi me LSI është një zgjedhje preferenciale apo është një zgjedhje e detyruar, ose thene më shkurtimisht, vjen dot sërish qendra e djathtë në pushtet pa një bashkëpunim?
Shehi: Unë e gjykoj që qendra vjen, për mua vjen, për historikun. Kemi ardhur në pushtet shpesh herë në 1992, 2005. Dmth unë nuk e quaj të domosdoshme, shpesh herë politika ka një matematikë të veçantë, 2+2 nuk bëjnë 4 shpesh herë, mund të bëjnë dhe 2 e gjysmë nëse mbledhja nuk është pozitive, por nëse prodhohet edhe një sinergji e përbashkët 2+2 mund të bëjnë edhe 7,9, 11. Kështu që nga kjo pikëpamje është në detyrimin e Bashës, PD që ti japë interpetimin sa më pozitiv këtij momenti që unë e quaj pozitiv për opozitën.
Aleati i Lulzim Bashës, Dashamir Shehi tha se nuk do të ketë bojkot të Parlamentit, pasi ai vend është arma e opozitës dhe do të ishtë një gabim fatal nëse kjo do të ndodhte.
Shehi: Nuk do të ketë bojkot, por do ta kemi të kondicinuar marrëdhënien me parlamentin, sepse ne gjykojmë që Parlamenti është një armë, një ushtar i mirë që ka helmentën, ka ushtën dhe do ishte një gabim fatal që opozitës ti heqim shpatën nga dora, që është një armë e madhe që është parlamenti, ku ne paraqesim idetë tonë, bëjmë protestën tonë, paraqesim nëse janë të mundur dhe numrat politik për të bllokuar disa nga proceset abuzive, të paktën ato kushtetuese mund ti bllokojmë. Këtu do ishte i rëndësishëm roli i LSI. I kemi të gjitha numrat në rregull si opoiztë që në këtë sezon të ri politik ti ofrojmë shqitparëve një mundësi për të dalë nga kjo qeveri që ka marrë shumë dhe nuk qeveris asgjë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shehi-opozita-nuk-do-te-bojkotoje-parlamentin-ja-roli-i-lsi