Ora News - Bushati: Betejat për mbrojtjen e Kushtetutës nuk bëhen me flakadanë e me çizme

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri për Evropë dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati në një intervistë ekskluzive në "Tonight Ilva Tare" tha se klima politike në vend ka pasoja për procesin e integrimit dhe se po tentohet për të minuar zbatimin e reformës në drejtësi. Ai fol edhe për zgjedhjen e kryeprokurores së re të vendit, duke nënvizuar se pretendimet e opozitës për mbrojtjen e Kushtetutës, nuk bëhen as me flakadanë as me çizme.

Bushati: Klima politike dhe mënyra se si tentohet për të minuar zbatimin e reformës në drejtësi, ka pasoja.

Tare: Kush përpiqet ta minojë reformën në drejtësi?

Bushati: Besoj shqiptarët e kanë të qartë, qoftë ata që na kanë votuar ne dhe ata që kanë votuar opozitën. PS ka qenë shumë e qartë që në krye të herës në nevojën për një reformë tërësore në sistemin e drejtësisë. Është pjesë e planit të veprimit të Partneritetit Strategjik që kemi firmosur me Shtetet e Bashkuara. Për prokurorin e përgjithshëm nuk jam këtu për të bërë interpretimin tim. Kuvendi ka marrë një vendim që ka qenë i konsultuar qoftë me ekspertizën evropiane apo amerikane.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/bushati-betejat-mbrojtjen-e-kushtetutes-nuk-behen-me-flakadane-e-me-cizme