stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;
Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/stop-emisioni-91-sezoni-3/
Mes qindra klinikave stomatologjike, që kanë mbirë si kërpudha, operon edhe ajo e shtetasit turk, Yksel Uzer në Vlorë. Një investigim i emisionit ?Stop? nxjerr në pah se personi në fjalë jo vetëm që nuk ka licencë, por është dhe person në kërkim dhe i dënuar me vendim të formës së prerë në Turqi, për ushtrim të paligjshëm të këtij aktiviteti. Uzer nuk ka as arsimin përkatës, pasi ka përfunduar studimet për laborant dhe jo për stomatolog.
Presidentja e Urdhrit të Stomatologut në Vlorë e pranon problemin dhe shprehet se e ka denoncuar pranë organeve përkatëse, nga ku ka marrë vetëm heshtje.
Edhe Endrit Alia nga sektori i etikës, regjistrimit dhe licencimit thotë se shtetasi turk nuk e ka marrë dy herë provimin e licencimit, ndërsa herën e tretë i është hequr emri nga lista e konkurimit për shkak të dëshmisë së penalitetit.
Emisioni ?Stop? shkon në klinikën e zotit Uzer, por djali i tij thotë se i ati nuk punon me pacientët. Por kamera e fshehtë provon të kundërtën, pasi Yksel Uzer shfaqet duke interpretuat grafi dhe duke sugjeruar ndërhyrje të menjëhershme.
?Stomatologu? ? Vendosim ilaç dy ditë ? tre ditë, pastaj me dy ? tre seanca me mjekim, pastaj me mbushje.
Pacienti ? Ju do m?i bëni të gjitha këto ndërhyrje?
Stomatologia ? Po, po!
?Stomatologu? ? Me seancë komplet ? këtu jam.
Stomatologia ? Këtu do jesh thotë se na duhet kohë.
Venetike Xhaferraj, presidentja e Urdhrit të Stomatologut në Vlorë, shprehet se në këtë qytet operojnë pseudo-mjek, të cilët kanë hapur klinika dentare pa patur arsimin përkatës.
?Ne kemi hasur vështirësi. I kemi paralajmëruar, edhe në organet përkatëse kemi kërkuar, por kemi marrë heshtje. Këta janë disa, një prej të cilëve është Yksel Uzer, i cili në Turqi ka qenë laborant. Na thanë që ushtronte profesionin e mjekut, e theksoj që e ushtronte në mënyrë të paligjshme sepse ishte i palicencuar dhe i padiplomuar.?
Ajo thotë se Yksel Uzer është dënuar për ushtrim të paligjshëm të profesionit në Turqi dhe është person në kërkim nga Interpoli.
Presidentja e Urdhrit të Stomatologut në Vlorë shton se ai ka aplikuar dy herë për provimin e licencës dhe nuk i ka marrë, ndërsa herën e tretë i është hequr emri nga lista nga AKP.
?Pasojat te pacientët, nga një mjekim i pakualifikuar dhe aq më tepër nga një person që s?është fare i diplomuar për këtë punë, janë serioze!?
Gazetari i emisionit ?STOP? ka komunikuar edhe me sektorin e etikës, regjistrimit dhe licencimit, ku Endrit Alia shprehet se nuk janë në dijeni të dënimit me vendim të prerë që Yksel Uzer ka në Turqi, për ushtrim të paligjshëm të aktivitetit, pasi nuk janë informuar nga instancat përkatëse.
Alia thotë se dosja e shtetasit turk është e plotësuar me dokumentacionin e nevojshëm për të aplikuar për provimin e licencimit, pasi në të ndodhet diploma e universiteti...