BOOM - Verë pa limit, WiFi dhe muzikë live, shpenzimet e shtetit për Vitin e Ri

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Me rastin e ndërrimit të viteve institucione të ndryshme organizuan darka e dreka festive, me fonde buxhetore. Për këtë ato aplikuan në faqen e Agjencisë së Prokurimeve Publike.

Por si u shpenzuan këto lekë dhe sa pretendime patën institucionet për realizimin e tyre? BOOM ka bërë një vëzhgim për shpenzimet që institucionet patën në festat e fundvitit.

Jo vetëm ushqimi, por është kërkuar që në shpenzime të përfshihen edhe çështje teknike si fonia, WiFi në ambientet ku do të zhvillohet festa, verë pa limit apo të sigurohet edhe muzika live.

Për bashkinë Cërrik Fondi limit i përllogaritur për likujdim nga ana e bashkisë së Cërrikut është 795 000 leke të reja.

Poliklinika e Specialiteteve nr. 3 të zhvillojë procedurën e prokurimit me vlerë të vogël me fond limit 262 080 leke. Në specifikimet teknike kërkohet edhe organizimi i koktejlit te mirëseardhjes që bëhet zakonisht në dasma e fejesa.

Zyra Vendore e Regjistrimit Të Pasurive të Paluajtshme Tiranë kërkon që aty ku do të zhvillohet darka, ambienti nuk duhet të ketë kolona ndarëse dhe duhet të ketë dalje në verande. Ndërkohë vendodhja e restorantit duhet të jetë jo më larg se 1500m në vijë ajrore nga ZRPP- Tiranë.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor do të zhvillojë procedurën e Prokurimit me vlerë të vogël me fond limit 265,000 lekë. Ambienti nuk duhet të jetë jo më pak se 0.5 km nga qendra e Tiranës. Në çmim të përfshihet muzika live ( me kengtar) dhe DJ, vera duhet të jetë e cilësisë së parë me shishe e kuqe dhe e bardhe dhe pa limit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/boom-vere-pa-limit-wifi-dhe-muzike-live-shpenzimet-e-shtetit-vitin-e-ri

Free Traffic Exchange