Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qendra Shëndetësore e Laprakës është shndërruar tërësisht në një qendër me ambiente dhe pajisje sipas standardeve falë një investimi prej 230 mije eurosh. Në këtë qendër ku i pranishëm ishte edhe Kreu i qeverisë ka filluar të funksionojë edhe sistemi i ri i referimit. Rama premtoi se në katër vite do të investohet në 300 qendra shëndetësore në të gjithë vendin.
Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të hënë në përurimin e Qendrës Shëndetësore të Laprakës, ku ka nisur të funksionojë edhe sistemi i referimit elektronik.
Teksa vizitoi ambientet e reja, një financim prej 230 mije eurosh, Rama tha se sistemi i referimit lehtëson shërbimin në spitale, ndërsa theksoi se në katër vitet e ardhshme do të investohet në 300 Qendra Shëndetësore.
Rama: Është e vetmja rrugë që të lehtësohet i gjithë shërbimi në spitale dhe që të ndahet shërbimi parësor me nevojat e menjëhershme të njerëzve me shërbim më të specializuar pastaj në qendrat e mëdha spitalore, se ndryshe do ishte e pamundur që të bëhet edhe njëra dhe tjetra dhe s?bëhet tamam as njëra as tjetra. 300 do bëjmë në këto 4 vjet.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-peruron-qendren-shendetesore-ne-laprake-prezantohet-sistemi-i-e-referimit