Ora News - Evakuohen banorët e pallatit që rrezikon shembjen në Gjirokastër

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në pritje të raportit përfundimtar për rrezikun të shembjes që i kanoset një pallati 5 katësh dhe një shtëpie private pas çarjes së kodrës ku janë ndërtuar, Bashkia e Gjirokastrës vendosi evakuimin e të gjitha familjeve. Por ky vendim kundërshtohet nga të moshuarit që nuk pranojnë të braktisin banesat, ndërkohë që nga 18 familje, vetem tre u strehuan në Konviktin që u ka vënë Bashkia në dispozicion.

Pas përplasjeve me Shërbimin Gjeologjik dhe në pritje të raportit përfundimtar për rrezikun e shembjes që i kanoset një pallati 5 katësh dhe një shtëpie private në lagjen "Punëtori", Bashkia e Gjirokastrës vendosi në mesnatë evakuimin e 18 familjeve.

Vendimi u përcoll derë më derë, por në atë kohë një pjesë e familjeve i kishin braktisur banesat për të tretën natë radhazi, ndërsa të tjerë e pritën me revoltë.

Por duke vendosur sigurinë përpara pronës, banorët e pallatit të rrezikuar u transferuan tek familjarët me përjashtim të dy kryefamiljarëve të moshuar që nuk pranuan të largohen, pavarësisht thirrjeve të herë pas hershme të policisë bashkiake dhe strukturave të tjera në angazhuara.

Anthulla Hroni, 78 vjeçe është njëra nga të moshuarit që gjysmë shqip e gjysmë greqisht këmbëngul se nuk do të largohet nga shtëpia ku thotë se jeton prej 20 vitesh.

Ndërkohë vetëm 3 nga 18 familjet që u rrezikohen banesat, zgjodhën të strehohen në konviktin e shkollës Pedagogjike ku janë bërë gati 8 dhoma për ti pritur.

Ndërkohë rreth pallatit 5 katësh dhe banesave të tjera që rrezikohen nga rrëshqitja e dherave është vendosur shiriti i sigurisë deri në zbardhjen e raportit të Shërbimit Gjeologjik Kombëtar, ndërsa Policia e Shtetit dhe ajo bashkiake mbajnë situatën nën kontroll.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/policia-zbarkon-ne-lagjen-punetori-evakuimin-e-banoreve

Free Traffic Exchange