Të gjithë e kujtojnë edhe sot hitin ?Shi bie në Tiranë?, të këngëtares Fitnete Tuda në bashkëpunim me Vlera Kastratin.
Këngëtarja ishte sot e ftuar në studion e ?Rudina?, në Tv Klan, ndërkohë që gjatë emisionit u shfaq një videomesazh prej vajzës së tezes së saj. Kastrati kujtoi pjesëmarrjen në një festival në Tiranë ku të dyja nuk kujtonin dot tekstin e këngës deri në momentin që u futën në skenë.
?Vlera Kastrati është vajza e tezes, ajo ka kënduar vokalin përcjellës. Vlera vazhdon të këndojë ende. Sapo ka përfunduar albumin e saj të parë pasi këndon xhaz. Tashmë po punon për ta promovuar albumin? tha Tuda.