Pylli orbital në Tiranë, Veliaj marrëveshje financimi me Kooperacionin Italian

2018-05-10 0

Projekti ambicioz i Bashkisë së Tiranës për Pyllin Orbital, i cili do të rrethojë kryeqytetin me një brez të gjelbër me 2 milionë pemë, ka gjetur mbështetjen edhe të agjencive të njohura financiare. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Drejtori i Kooperacionit Italian, Nino Merolla, nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit për financimin e të gjithë projektit të Pyllit Orbital për gjelbërimin e 23 zonave të ndryshme në kryeqytet, duke zgjeruar hapësirat e gjelbra për qytetarët e Tiranës dhe kontribuar për një mjedis më të pastër.
Kryebashkiaku Veliaj theksoi se falë këtij financimi, deri në vitin 2030, Tirana do të ketë 2 milionë pemë të reja. ?Jam shumë i lumtur sot që bashkë me ambasadorin italian dhe me drejtorin e Kooperacionit italian kemi firmosur një marrëveshje për Pyllit Orbital të Tiranës. Është një projekt që e kemi pasur ëndërr, një dëshirë shumë të madhe pas përfundimit të Planit Urbanistik të Tiranës, por tani ka ardhur koha që ta bëjmë realitet. Po bëjmë realitet disa nga projektet bazë, por ideja që do t?i mbijetojë mandatit tonë në bashki, por ndoshta edhe jetës sonë, është ajo e Pyllit Orbital.

Free Traffic Exchange