Rrëshqitja e tokës po rrezikon shembjen e një pallati 6 katësh në Gjirokastër. Kjo situate prej ditësh është në qendër të vemendjes së institucioneve vendore dhe atyre qendrore. Paraditen e kësaj të hëne, kryebashkiakja e Gjirokastrës, Zamira Rami ka marrë vendimin për t?i evakuuar, banorët e pallatit që rrezikon të shembet.
?Ka patur një rrëshqitje dherash në pjesën e Kodrës poshtë pallatit, e cila pas relacionit nga Shërbimi Gjeologjik do të ketë edhe shkakun se përse ka ndodhur kjo gjë si dhe konkluzionet përfundimtare se përse ka ndodhur kjo gjë dhe konkluzionet përfundimtare për masat e marra që duhen marrë në vijim. Ne tani jemi të fokusuar te qytetarët për t?i qetësuar ata që të bëjnë një gjum të qetë. Ne jemi në çdo moment të përgatitur për t?i respektuar këto hapa ligjor në mënyrë që qytetarët të mos jenë pa një mbështetje. Unë mund të flas për institucionin e Bashkisë i cili në asnjë moment nuk ka dhënë një leje ndërtimi apo ndërhyrje të palejuar në këtë zonë?, është shprehur krybashkiakia e Gjirokastrës Zamira Rami.