Ora News - Tërhiqen depozitat, konsumatorët u drejtohen kursimeve për shpenzimet

2018-05-10 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qytetarët shqiptarë po tërheqin kursimet për të mbuluar shpenzimet e përditshme. Ekspertët deklarojnë se kjo konfirmohet nga rënia e depozitave gjatë vitit të fundit çka tregon se shqiptarët kanë shpenzime më të mëdha se fitimet mujore ndërsa ka munguar plotësisht rritja e pagave. Një tjetër arsye e tërheqjes së kursimeve mbeten edhe normat e ulta të interesit të cilat pritet të mbeten të njëjta edhe në 6 muajt e parë të 2018.

Rënia e të ardhurave dhe rritja e shpenzimeve ka detyruar qytetarët shqiptarët që të tërheqin kursimet nga bankat për të mbuluar nevojat për konsum.

Ekspertët e shohin me shqetësim këtë tendencë.Ardian Civici deklaron se kursimet po shihen si mundësi e vetme për të mbuluar shpenzimet të cilat janë rritur ndjeshëm në krahasim me të ardhurat.

Civici: I janë drejtuar si mundësi e vetme depozitave që ata kanë dhe natyrisht kur depozitat e një vendi fillojnë dhe zvogëlohen në këtë këndvështrim të dytë, atëhere situata bëhet më shqetësuese sepse përtej shifrës dhe tregues të depozitave reflektohet dinamika e ekonomisë reflektohet niveli i të ardhurave dhe një reagim që ka popullsia.

Besart Kadia thotë se rritja e taksave dhe ngrirja e rritjes së pagave kanë bërë që shqiptarët të tërheqin kursimet

Kadia: Për shkak të mos rritjes së pagave për një kohë të gjatë dhe rritjes së taksave në mënyrë konstante ka bërë që diferenca mes të ardhurave dhe shpenzimeve të qytetarëve të ngushtohe. Që bën që shumë prejt tyre bën që të gërmojnë në depozitat që kanë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/terhiqen-depozitat-njerezit-detyrohen-te-terheqin-kursimet-nga-bankat

Free Traffic Exchange