SARANDE-Një çift është dhunuar nga fqinji mbrëmjen e djeshme pas konfliktit për pronën në Borsh. Sipas policisë, Mark Gjini dhe gruaja e tij Lule Gjini janë goditur me sëpatë dhe sende të forta nga Gjon Marku, i cili është arrestuar.
Shkak i sherrit ka qenë banesa e Gjinit, e cila sipas tij është uzurpuar nga Gjon Marku. I plagosuri akuzon se vendimi i gjykatës nuk ka qenë i drejtë, ndërsa kërkon ndihmë nga shteti.
Të plagosurit ndodhen në spital, ndërsa kanë sqaruar ngjarjen në një prononcim nga spitali i Sarandës. Mark Gjini dhe bashkëshortja e tij kanë rrëfyer momentet e dhunës dhe konfliktin e vjetër me fqinjin.
?Gjoni, që është kryetar i PD në Borsh, na ka ardhur në shtëpi, nuk është hera e parë qe ai na dhunon. Ai thotë se nuk pyet për drejtësi. Ku është policia që të na mbrojë ne, pse policia nuk e kap këtë person. Ai e ka marrë shtëpinë time me anë të prokurorisë dhe gjykatës e cila e ka ndihmuar atë dhe unë sot ndodhem jashtë në rrugë? thotë ai.