Report TV - Gjykata e Apelit i ul dënimin ish-deputeti Mark Frroku, i hiqen 1.5 vite burg

2018-05-10 0

TIRANE-Gjykata e Apelit ka ulur dënimin për ish deputetin Mark Frroku. Nga 7.5 vite burg që u dënua në Shkallën e Parë, në Apel iu ul 1.5 vite dhe përfundimisht u dënua me 6 vite. Frroku kërkoi pafajësi, por Apeli la në fuqi dënimin duke pranuar uljen vetëm me 1.5 vite. E ndërsa i kanë mbetur edhe 2 vite burg, ish-deputeti pritet që të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, pasi kërkon lirimin nga burgu.
Për akuzën e vrasjes së Aleksandër Kurtit në 1999 në Belgjikë, Mark Frroku mori pafajësi, ndërsa u dënua vetëm për mos deklarim pasurish e fshehje të ardhurash. Ankim kundër pafajësisë për vrasjen bëri dhe prokuroria por u rrezua kërkesa. Proceset gjyqësore ndaj Frrokut nisën në vitin 2015 kur iu hoq mandati dhe u arrestua për vrasjen e Kurtit në Belgjikë në 1999 dhe pasuri të pajustifikuar.