Ora News - Basha mbledh aleatët, protesta e opozitës pritet më 27 janar

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur në selinë blu aleatët parlamentarë për datën e protestës. Takimi i nisur në orën 10:00 u mbyll rreth orës 11:30 me një deklaratë nga kreu i PD-së i cili foli për aksionin opozitar me protesta dhe me një kushtëzim të marrëdhënieve në parlament.

Vetë Basha nuk bëri publike datën e protestës së parë por burime nga PD bëjnë me dije se opozita do të nisë protestat me 27 janar.

Lulzim Basha: Ky do të jetë një vit i kurajos e përballjes e fitores mbi të keqen. Ky është motivi që mban bashkë koalicionin opozitar dhe që udhëheq aksionin e nisur në fund të vitit të kaluar. Aksioni do të intensifikohet. Sot në diskutim me aleatët e koalicionit opozitar kemi vënë piketat për këtë kalendar veprimesh i cili do të shtrihet e përqafojë të gjithë shtresat e shoqërisë duke i bërë thirrje të gjithë zëdhënësve të opioninit qytetar, intelektualëve ti bashkohen këtij sezoni të protestës qytetare për tu përballur me krimin e bërë njish me politikën dhe paligjshmërinë që ka kapluar vendin.

Opozita e ka marrë këtë angazhim në një kohë kur 300 mijë shqiptarë nuk sigurojnë dot bukën e gojës. Kemi diskutuar në detaje për një aksion intensiv e kompleks opozitar dhe kemi folur dhe për sezonin e protestave që do të nisë brenda këtij muaji"

A do të marrë opozita pjesë në parlament?

Lulzim Basha: "Marrëdhënia me parlamentin do të diktohet tërësisht nga interesi publik. Ne marrëdhënien me parlamentin do ta kemi të kushtëzuar me interesin publik dhe me aktin e rëndë të pafalshëm të dhunimit të kushtetutës."

Në takimin e sotëm ishin kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste Agron Duka, Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Dashamir Shehi, ndërsa mbrëmjen e djeshme u takua me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Për rreth një orë palët mësohet se kanë diskutuar mbi qëndrimet që do të mbajnë ndërsa mësohet se në tryezën e bisedimeve ka qenë dhe kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili,dy nënkryetarët e PD-së Edmond Spaho dhe Edi Paloka, Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani dhe Sekretari Organizativ Enno Bozdo.

Burimet bëjnë me dije se dy forcat politike si PD dhe LSI kanë programuar takime në rrethe deri në 12 janar.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/protestat-kryemadhi-dhe-vasili-takim-me-bashen-ne-seline-blu

Free Traffic Exchange