Rriten investimet në shëndetësi - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Investimet e qeverisë kanë ndryshuar tërësisht qendrën shëndetësore në Laprakë. Kryeministri Edi Rama tha se përmirësimi i infrastrukturës është prioritet për ofrimin e shërbimit me standardet që meritojnë qytetarët.



?Është e vetmja rrugë që të lehtësohet i gjithë shërbimi në spitale dhe që të ndahet shërbimi parësor me nevojat e menjëhershme të njerëzve me shërbim më të specializuar pastaj në qendrat e mëdha spitalore, se ndryshe do ishte e pamundur që të bëhet edhe njëra dhe tjetra dhe s?bëhet tamam as njëra as tjetra. 300 do bëjmë në këto 4 vjet.?



Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliut sqaroi se sistemi i referimit për shërbimin te mjeku specialist shmang burokracitë.



?Në të 36 qendrat shëndetësore në Tiranë edhe në 4 poliklinikat e specialiteteve për herë të parë kemi përfshirë një sistem të ri, referimin elektronik dhe ekzaminimin elektronik. Tani qytetarët shmangin radhët e gjata të pritjes te mjeku specialist duke vendosur nëpërmjet sistemit elektronik orën, datën e vizitës dhe sigurisht ndihmon mjekët për të pasur aktivimin e të gjithë diagnozës së pacientit dhe shërbimet që ofron.?



Investimi prej 230 mijë eurosh në qendrës Shëndetësore, i shërben 70 mijë banorëve të Laprakës. Ajo është zgjeruar dhe pajisur me aparaturat e nevojshme.

Free Traffic Exchange