Ora News - Baltë në dimër dhe pluhur në verë, banorët ankohen për rrugën e Maternitetit

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banorët e lagjes tetë në qytetin e Durrësit ngrenë shqetësim infrastrukturën e dëmtuar rrugore që përshkon këtë zonë të qytetit bregdetar.

E njohur edhe si rruga e Maternitetit, kjo pjesë nuk ka njohur investime prej vitesh

Banorët thonë se në dimër përballen me baltën, ndërsa në verë me pluhurin.

Banore: ?Kur bie shi këtu nuk kalohet. Kur ka ngrirë nga akulli jam rrëuzar disa herë sepse e bëj këtë rrugë çdo mëngjes kur shkoj në punë.?

Ndërhyrja në rrugë, për këta banorë të Durrësit është një premtim që nuk u mbajt kurrë

Bashkia e Durrësit për vitin 2018 planifikon 28 % të buxhetit për infrastrukturën, por rruga e Maternitetit mbetet jashtë projekteve

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/balte-ne-dimer-dhe-pluhur-ne-vere-banoret-ankohen-rrugen-e-maternitetit