Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lirohet nga detyra kreu i policisë së shtetit, Haki Çako. Largimi i tij nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit është bërë me propozim të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, që më pas është miratuar dhe nga Këshilli i Ministrave. Në vend të tij është komanduar zevendës/drejtori Rebani Jaupi, i cili do të qëndrojë në këtë detyrë deri në zgjedhjen e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. (Në foto Çako dhe Jaupi)
Me propozim të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Këshilli i Ministrave miratoi lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako. Në deklaratën për mediat nënvizohet se Ministri Xhafaj, vlerëson kontributin, angazhimin dhe përkushtimin e zotit Çako në drejtimin e Policisë së Shtetit, gjatë viteve të fundit.
Teksa shtohet se ai ka një karrierë të gjatë në polici dhe ka drejtuar me profesionalizëm struktura të niveleve të ndryshme.
Pas marrjes së vendimit Xhafaj ka zhvilluar dhe një takim me Çakon ku e ka falënderuar për punën dhe bashkëpunimin e deritanishëm në përmbushjen e misionit të Policisë së Shtetit. Por pavarësisht këtij vlerësimi, Ministri ka vendosur lirimin nga detyra.
?Megjithatë, realizimi i objektivave të këtij mandati qeverisës, në fushën e rendit dhe sigurisë publike, sfidat që e presin Policinë e Shtetit, kërkojnë një ritëm më të shpejtë dhe dinamikë të madhe pune. Për këtë arsye është i domosdoshëm një lidership i ri, me energjitë të reja për të motivuar dhe çuar përpara punën e Policisë së Shtetit. Puna e kësaj të fundit, domosdoshmërisht duhet të jetë e orientuar drejt rezultateve konkrete, me qëllim që t?u përgjigjet, kësisoj, më mirë kërkesave të kësaj faze të re dhe pritshmërive të larta të publikut dhe partnerëve ndërkombëtarë ndaj Policisë së Shtetit?.
Në vend të Çakos, ministri Xhafaj ka komanduar në detyrë zëvendësdrejtorin e policisë së shtetit Rebani Jaupi. Opozita prej më shumë se një viti ka kërkuar shkarkimin e Çakos nga detyra, duke e konsideruar një nga shkaktarët për kanabizimin e vendit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/lirohet-nga-detyra-kreu-i-policise-se-shtetit-haki-cako