Ora News - Sarandë, kryefamiljari rrëfen sesi fqinji i zuri pritë me hunj e sëpatë

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën (7 janar) në fshatin Borsh të Sarandës.

Mark Gjini, bashkëshortja dhe djali i tij janë goditur me pjesën e pasme të sëpatës nga fqinji i tyre Gjon Pjetër Marku për konflikte pronësie.

Në një intervistë për Ora News, kryefamiljari Gjini ka rrëfyer ngjarjen. Ai tha se 51-vjeçari i ka zënë pritë në rrugë së bashku me bashkëshorten dhe djalin e tij, e më pas i kanë goditur disa herë më sëpatë dhe hunj në kokë duke i lënë të dëmtuar.

Mark Gjini: ?Isha bashku me gruan dhe djalin, papritur na ka dalë para Gjon Pjetër Marku me djalin dhe gruan e tij dhe zbritën me një sëpatë në dorë e hunj 2 metra e na qëlluan.?

Mark Gjini, me origjinë nga Mirdita, tha se kjo është hera e dytë që është sulmuar nga Gjon Pjetër Marku për konflikte pronësie dhe paralajmëron se nëse policia nuk ndërhyn do të ndodhë një tragjedi.

Mark Gjini: ?Une kam shtëpinë në Borsh, e kam futur në legalizim që në 2005 dhe kam paguar çdo detyrim, taksë vendore, drita, ujë. Ai gëzon shtëpinë time dhe unë jetoj në kasolle të lopës. Katër vjet kamë në procese gjyqësore dhe të drejtën e merr ai, jo unë.

Ose do të më vrasë mua ai, ose do ta vras unë atë sepse drejtësi nuk po gjej. Kemi njoftuar policinë dhe kemi qëndruar 4 orë duke pritur derisa erdhi taksia. Kemi njoftuar edhe në Ministrinë e Brendshme dhe këtë person nuk e thërret njeri në polici. Mbrëmë ka qëndruar vetëm 2 orë në polici.

Është hera e dytë që na ka sulmuar, kemi frikë të dalim nga shtëpia prej atij. Nuk ke të drejtë me ligj dhe kanun të prekësh gruan e tjetrit. Unë i kam një gjak borxh.?

Ka qenë një fqinj i Mark Gjinit që i ka shpëtuar, ndërsa akuzon policinë se nuk ka ardhur në vendngjarje pasi janë të korruptuar nga Gjon Pjetër Marku.

Për më shumë lexoni në:

http://www.oranews.tv/article/sarande-kryefamiljari-rrefen-sesi-fqinji-i-zuri-prite-me-hunj-e-sepate

Free Traffic Exchange