Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lirohet nga detyra kreu i policisë së shtetit, Haki Çako. Largimi i tij nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit është bërë me propozim të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, që më pas është miratuar dhe nga Këshilli i Ministrave. Në vend të tij është komanduar zevendës/drejtori Rebani Jaupi. (Në foto Çako dhe Jaupi)
Jaupi do të qëndrojë në këtë detyrë deri në zgjedhjen e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Nga burime jo zyrtare flitet për të dy kandidatura të mundshme, një prej tyre drejtori i policisë Tiranë, Ardi Veliu.
Ministri Xhafaj thuhet se ka vlerësuar kontributin, angazhimin dhe përkushtimin e zotit Çako në drejtimin e Policisë së Shtetit gjatë viteve të fundit.
Ai ka një karrierë të gjatë në Polici dhe ka drejtuar me profesionalizëm struktura të niveleve të ndryshme.
Ministri Xhafaj, pati një takim gjatë të cilit e falënderoi Drejtues Madhor Çakon për punën dhe bashkëpunimin e deritanishëm, në përmbushjen e misionit të Policisë së Shtetit.
Megjithatë, realizimi i objektivave të këtij mandati qeverisës, në fushën e rendit dhe sigurisë publike, sfidat që e presin Policinë e Shtetit, kërkojnë një ritëm më të shpejtë dhe dinamikë të madhe pune.
Për këtë arsye është i domosdoshëm një lidership i ri, me energjitë të reja për të motivuar dhe çuar përpara punën e Policisë së Shtetit.
Puna e kësaj të fundit, domosdoshmërisht duhet të jetë e orientuar drejt rezultateve konkrete, me qëllim që t?u përgjigjet, kësisoj, më mirë kërkesave të kësaj faze të re dhe pritshmërive të larta të publikut dhe partnerëve ndërkombëtarë ndaj Policisë së Shtetit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/lirohet-nga-detyra-kreu-i-policise-se-shtetit-haki-cako