Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Seancën e fundit plenare, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e përmbylli duke gjuajtur me çizme kryeministrin Rama, veprim për të cilin nuk është penduar as në këto ditë të para të 2018.
Kryemadhi: Absolutisht jo (nuk jam penduar). Çizmes së drogës dhe të krimit do ti përgjigjem gjithmonë me çizmen e protestës, edhe shqiptarët e kanë treguar që çizmja e protestës është shumë e rrezikshme. As nuk tërhiqem dhe as nuk pendohem.
E pyetur nga gazetarët lidhur me protestën e opozitës, nëse do të jetë e qetë apo e dhunshme, Kryemadhi pati këtë koment:
Kryemadhi: Çizmja është simbol po të duash për ta dhunuar mund ta dhunosh shumë kollaj Edi Ramën nuk ka problem. Çizmja është simbol, protestat janë legjitime dhe nuk i ndalon dot njeri. Nëse reagimi do të jetë i dhunshëm edhe përgjigjia do të jetë po prapë e dhunshme. Asnjëherë nuk mund të pretendposh.. E thotë dhe Jezu Krishti, të qëllojnë në njërën faqe ktheje faqen tjetër, por jo gjithmonë se edhe Jezu Krishti e kapi kamxhikun në dorë.
Sa i takon seancën së parë plenare për këtë vit, Kryemadhi tha se vetë është e përjashtuar, ndërsa LSI nuk ka ende një qëndrim nëse do marrë pjesë apo jo.
Kryemadhi: Unë jam e përjashtuar. LSI akoma se ka marrë këtë vendim, shumë shpejt do të jetë mbledhja. Do të rakodrohemi bashkarisht me PD. Ditët në vazhdim do të ketë aktivitete PD, dhe ne. Do kemi takime me aleatë, qytetarë, faktorë të ndryshëm politikë dhe jo politikë. Me Bashën kemi krijuar një shtyllë ose skelet të axhendës për 2018 të cilës do ti qëndrojnë me përpikmëri të gjitha palët.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kryemadhi-do-gjuante-serish-me-cizme-ramen-edhe-jezu-krishti-kapi-kamxhikun