Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Skuadra e Kukësit po vijon përgatitjet në Antalia, ku vëmendja është përqendruar në përgatitjen atletike të lojtarëve por dhe të veprimeve me topin.
Në stërvitje është edhe përforcimi më i ri i skuadrës, Donjet Shkodra, nga i cili pritet t?i japë ekipit fantazinë që i mungonte në mesfushë. Grupit të lojtarëve i është bashkuar dhe futbollisti nga republika e Trinidad Tobago, Nikolas Li Dillon.
20 vjeçari do të jetë në provë dhe po vëzhgohet nga trajneri Pacult.
Gjatë qëndrimit afro dy javor në Antalia, te Kukësi do të provohen një numër i konsiderueshëm futbollistësh, që do të vlerësohen nga trajneri Peter Pacult, si përforcime të mundshme për gjysmën e mbetur të sezonit futbollistik 2017-2018.
Pacult do të ketë kohën e duhur edhe për të vendosur për afrimet e reja me qëllim kompletimin e ekipit. Klubi është në përpjekjet maksimale për masat organizative, merkaton dhe stafin te ri teknik. Ndërkohë verilindorët kanë planifikuar edhe zhvillimin tre miqësore ndaj Kayserispor më 8 Janar, ndërsa dy ditë më pas kampionët e Shqipërisë do të zbresin në fushë përballë Bursaspor.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kukesi-nis-pergatitjet-ne-antalia-ne-program-miqesore-me-fenerbahce