Korçë dhunojnë dhe grabisin makinën të rinjve - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një çift të rinjsh përjetuan minuta tmerri mbrëmjen e së shtunës kur ranë pre e një grabitje me dhunë.



Ngjarja e rëndë ndodhi në periferi të qytetit të Korçës në rrugën që të çon drejt Malit Morave.



Sipas policisë çifti i të rinjve kishin ndaluar në këtë zonë automjetin me të cilin udhëtonin kur u sulmuan nga persona të maskuar dhe armatosur.



Burime shtuan se autorët qëlluan me armë zjarri në ajër ndërsa më pas dhunuan me sende të forta drejtuesin e automjetit 35 vjeçar banues në fshatin Burimas ndërsa nxorën me forcë nga makina edhe shoqëruesen e tij.



Pasi i kanë dhunuar dy agresorët grabitën makinën tip benz me të cilën udhëtonin të rinjtë.



Ata njoftuan menjëherë uniformat blu të cilët sekuestruan në vendngjarje dhe një gëzhojë pistolete.



Për gjetjen e grabitësve policia ofron dhe një shpërblim prej 200 mijë lekësh ndërsa të rinjtë thanë për hetuesit se nuk kanë konflikte me persona të tjerë.