'Shtegu i Gjelbër', garojnë mbi 100 çiklistë. Veliaj:10 km rrugë të sigurta për biçikleta

2018-05-10 1

Për të tretin vit radhazi në kryeqytet u zhvillua gara e ?Shtegut të Gjelbër?. Nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës dhe të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, mbi 100 çiklistë amatorë dhe profesionistë, të apasionuar me natyrën dhe sportin, si dhe grupe të rinjsh vullnetarë, u bënë pjesë e itinerarit çiklistik.
Garës iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili në nisje të saj tha se ky aktivitet sportiv synon ndërgjegjësimin e qytetarëve se biçikleta është një zgjidhje e shëndetshme në një qytet si Tirana. Veliaj theksoi se tashmë kjo garë është kthyer në një traditë të bukur për kryeqytetin, duke e përfshirë Tiranën në kalendarin e të apasionuarve pas këtij sporti.

?Më vjen mirë që jeni regjistruar rreth 100 profesionistë. Ajo që më pëlqen shumë është e kemi futur Tiranën në një kalendar. Kur një gjë ndodh njëherë, është një organizim i bukur, po kur një gjë ndodh 2 herë, 3 herë, 4 herë, do të thotë që po stabilizohet një traditë dhe besoj që ajo që është më e rëndësishme për qytetin tonë është të stabilizojmë një traditë. Shtegu i Gjelbër është një traditë. Maratona tani do të ketë vitin e tretë në Tetor dhe është gjithashtu një traditë. Besoj është mënyra fantastike për të inkurajuar, jo vetëm ata që janë profesionistë, por edhe ata si puna ime që janë amatorë?, deklaroi Veliaj.