Report TV - Prokurori i ri i antimafias italiane brenda janarit do vizitojë Shqipërinë

2018-05-10 2

Federico Cafiero de Raho Prokurori i ri i antimafias italiane pritet që brenda janarit 2018 të kryejë vizitën e parë zyrtare të tij në Shqipëri.

Burime diplomatike bënë me dije për Report Tv se tashmë është rënë dakord që de Raho të vij në Tiranë brënda Janarit dhe ndër vizitat e tij më të rëndësishme të jenë ato me Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafa, Kryeprokuren Arta Marku dhe ministrin e drejtësisë znj.Etilda Gjonaj.

Të njëjta burime sqaruan se de Raho do të mbërrij në Tiranë për të dhënë mbështetjen e institucioneve italiane për goditjen e aktivitetit kriminal të narkotrafikut, pastrimit të parave, trafikut të armëve dhe financimit të terrorizmit. Vizita e de Raho në Tiranë përkon dhe me një moment ku për herë të parë do të bëhen publike rezultatet e para të Vetting-ut si dhe nisjes së operacionit masiv për sekuestron e pasurive të pajustifikuara që gëzojnë grupe kriminale apo persona të lidhur dhe me mafian italiane.