Report TV - Ndërron jetë pas 5 muajsh në spital, i riu nga Shkodra që u qëllua me plumb në kokë

2018-05-10 3

Ka ndërruar jetë pas 5 muajsh në spitalin e Traumës 21 vjeçari, Edmir Nilaj, i cili u qëlluar me armë mbrëmjen e 3 shtatorit 2017 në Beltojë të Shkodrës pas një sherri në një lokal nate. Burime informacioni pranë Policisë së Shkodrës bëjnë me dije për Report tv se Edmir Nilaj ka ndërruar jetë në datën 6 janar.

Autori i krimit, Admir Dekovi, që ishte edhe roje sigurie ne lokalin e natës është ende në kërkim nga autoritet policore. Ish?efektivi i forcave speciale të ushtrisë, Admir Dekovi, në 3 shtator 2017 qëlloi me plumb në kokë 21-vjeçarin Nilaj sapo doli nga një lokal me muzike ?live?, në Beltojë.

Nilaj që në lokalin e natës ishte me disa shokë u konfliktua fillimisht me djemtë e një tavolinë tjetër për një aparat celular që i kishte humbur. Debatet verbale vijuan edhe jashtë teksa nën efektin e alkoolit palët nuk kursyen fyerjet karshi njëri-tjetrit.