Gjirokastër, banorët braktisin pallatin që rrezikon të shembet: Natën do ta kalojmë jashtë

2018-05-10 0

Banorët kanë dalë jashtë banesë në lagjen punëtori në Gjirokastër për shkak të frikës së shembjes së pallatit. Banorët kanë nxjerrë shtretërit jashtë për ta kaluar natën aty.
Orët e natës do ti kalojnë në ambientet e jashtme.

?Përjashta do ta kalojmë natën nuk kemi ku të vemi, gjeologët thanë mos flini brenda,? tha një grua e moshuar.

?Do ti lutemi shumë kryeministrit të na ndihmoj sepse nga momenti në moment mund të shembet pallati. Të gjithë njerëzit janë të rrezikuar nga shembja e pallatit, jo vetëm që nuk mund të futemi brenda por edhe afër nuk mund ti qëndrojmë pallatit,? shpjegoi një banor.

Banorët kanë përgatitur një peticion për kryeministrin Edi Rama.

?Vetë kryeministri duhet të ndërhyja vetëm kështu mund të zgjidhet, vendorët erdhën pastaj ikën,? tha një tjetër zonjë.