Foto e njërit prej autorëve/ Si e masakruan marokenen dy fierakët

2018-05-10 8

Lisand Ruzhdija, 27 vjeç, ky që shihni në foto është personi që dyshohet se në bashkëpunim me dajën e tij të ketë vrarë dhe më pas masakruar një 46-vjeçare marokene në Verona.

Ngjarja sipas mediave italiane mësohet se ka ndodhur me datën 30 Dhjetor. Vdekja e Kadjia Bencheikh (Hatixha Bensheik) 46 vjeç, është shkaktuar nëpërmjet goditjes me sende të forta në kokë. Nga policia italiane, Agim Aidinaj akuzohet se e ka vrarë dhe ndarë me një sharrë elektrike në 10 pjesë trupin e marokenes. Nipi i tij, Lisand Ruzhdija dyshohet se ka marrë pjesë në shkatërrimin e kufomës dhe ka bërë më pas transportin e pjesëve të trupit në fshatin e Valeggio në lokalitetin Gardoni.

Pas kontakteve me homologët italianë policia shqiptare i konfirmoi Klan Plus se bëhet fjalë për shtetasit shqiptar Agim H. Ajdinaj,51 vjeç, nga Patosi dhe nipi i tij Lisand S.Ruzhdija, 27 vjeç, nga Patosi, me qëndrim të përkohshëm në Verona.

Dy shtetasit shqiptarë sipas autoriteteve italiane dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin të kenë kryer krimin në rrethana ende të paqarta të shkaqeve.

Viktima

Kadjia Bencheikh 46 vjeç

Të arrestuar

1.Agim Ajdinaj 51 vjeç lindur në Patos , rezident në Verona

2.Lisand Ruzhdija 27 vjeç, lindur në Patos, rezident në Verona

46-vjeçarja jetonte në Itali prej më shumë se 20 vitesh ku ka punuar si kujdestare dhe si pastruese. Agim Ajdinaj ishte bashkëjetuesi i saj prej 1 viti pasi marokenia ishte ndarë nga burri i saj prej 9 vitesh. Ngjarja po hetohet në pistën e mosmarrëveshjeve në çift mes 51-vjeçarit nga Patosi dhe viktimës.

Sipas të njëjtave të dhëna Kadjia Bencheikh ishte zhdukur që para krishtlindjeve. Pjesët e trupit të saj u gjet mesditën e datës 30 Dhjetor nga një banore e zonës teksa shëtiste me kalë.


Klan Plus