Mazniku: PS reaguese ndaj porblematikave të qytetarëve, riorganizim për zgjedhjet vendore

2018-05-10 0

Gjatë ditës së sotme u zhvillua Asambleja e Partisë Socialiste për organizimin e zgjedhjeve vendore gjatë vitit 2019. Për të diskutuar lidhur me Asamblenë e PS ishte i ftuar në Report Tv Arbian Mazniku.

Mazniku tha se tashmë ka nisur puna për përgatitjen e 61 strukturave të PS në të gjitha rrethet para se të vijë zgjedhjet vendore të vitit 2019.

Intervista e plotë me Maznikun:
Sot u zhvillua Asambleja e PS, si e shikoni këtë organizim?
Partia Socialiste mbledh forumet e saja për të marrë masa për angazhim të mëtejshëm për aktivitetet politike që janë planifikuar në vazhdimësi.

Rama dhe Balla vunë theksin te zgjidhjet e 2019 ?
Është normale që duhet të filloj puna për garën e radhës prandaj duhet të fillojnë zgjedhjet brenda strukturave të PS për përmirësimin e strukturave.

Pati edhe kritika nga Balla dhe Rama për degët problematike?
Një nga degët është në pushtetin lokal kjo do ndikoj për rezultatet e zgjedhjeve sepse e vetmja aleancë e jona është ajo me qytetarët.
Kemi të bëjmë me një platformë që po realizohet, kanë filluar produktet sepse PS është shumë reaguese ndaj çdo problematike që kanë qytetarët.