Report TV - Dita e ujit të bekuar, ceremonitë fetare në gjithë Shqipërinë

2018-05-10 0

Qytetarët e krishterë në mbarë vendin sot kanë festuar ditën e ujit të bekuar që më pas është marrë nga besimtaret për në shtëpinë e tyre. Dita e ujit të bekuar simbolizon pagëzimin e Jezu Krishtit nga Gjon Pagëzori, në ujerat e lumit Jordan. Sipas biblës, kjo ditë përkon me mbrëmjen, kur tre dijetarë panë në qiellin e Betlehemit në Jeruzalem yllin, i cili paralajmëronte lindjen e birit të zotit, Jezu Krishtin.
Saranda
Në Sarandë besimtar ortodoks i janë bashkuar meshës e cila është mbajtur në nderë të kësaj feste. Edhe pse në ujë të ftohtë edhe këtë vit është hedhur kryqi në det ku për të tretin vit radhazi, kryqi është nxjerr nga uji nga i riu Kristaq Qose.

Vlorë
Dita e Ujit të bekuar dhe hedhja e Kryqit në det është kryer edhe në qytetin e Vlorës. Besimtarët Ortodoks kanë ndjekur ritualin e përvitshëm nga prifti i Vlorës At Kostandin Prifti. Ceremoni është zhvilluar në zonën e Ujit të Ftohtë. Prifti I Vlorës Kostandin Prifti ka uruar pagëzimin e Krishtit të gjithë besimtarët.

Fier
Edhe ne qytetin e Fierit besimtaret ortodoks paraditen e sotme kane festuar ditën e ujit te bekuar .Me këtë rast kisha e Shën Gjergjit ka organizuar edhe hedhjen e kryqit në ujë. Procesioni ka nisur me meshën ne kishe dhe me pas vargu i gjatë i besimtareve i janë drejtuar shatërvanit në sheshin Europa. Metropoliti At Nikolla ka uruar besimtarët për këtë ditë të shënuar.