http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha akuzon qeverinë se ka kapur drejtësinë nëpërmjet kryeprokurorit. Kreu i Partisë Demokratike theksoi se emërimi i Arta Markut pa vetting është prova më e qartë se Edi Rama ka frikë nga reforma në drejtësi.
?Vetingu, e mbani mend, sa herë i kërkonim llogari Edi Ramës. Ku e ke shëndetësinë falas, thoshte vetingu. Ku i ke 300 mijë vendet e punës, thoshte vetingu. Shqipëria e mbushur me drogë dhe krim, vetingu. Akuzonte nga mëngjesi deri në darkë opozitën, se po bllokonte vetingun. Po sot? Përse e ka zgjedhur kryeprokurorin pa veting? Përse e ka bllokuar ngritjen e SPAK-ut dhe BKH. Përgjigjja është e thjeshtë dhe e qartë. Sepse Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, janë në panik dhe të tmerruar. Ata e kanë jetike pengimin e drejtësisë së vërtetë, pengimin e reformës në drejtësi.?
Sipas kryedemokratit qeveria është e zhytur ne krim dhe Edi Rama po përpiqet te mbylle dosjen e ish-ministrit te brendshëm.
?Menjëherë pas vetëemërimit si kryeprokuror Edi Ramës, Saimir Tahirit iu kthye pasaporta për të udhëtuar jashtë shtetit. Dhe ditë më vonë, Orest Sota, në makinën e të cilit u kapën 860 mijë euro dhe patentat e lundrimit të Sajmir Tahirit, u la i lirë. Sepse Edi Rama e do me çdo kusht kryeprokurorin, për të mbyllur dosjet e krimit dhe të korrupsionit, sepse këto dosje janë fundi i tij dhe i qeverisë së tij, të zhytur në krim dhe të kapur nga krimi.?
Basha i ftoi shqiptarët t?i bashkohen opozitës për t?i dhënë fund qeverisjes nëpërmjet aksionit në shesh.
?A jemi gati t?i rikthejmë qytetarëve shqiptarë jo vetëm paratë e vjedhura nga kjo klikë kriminale dhe korruptive, por edhe shpresën se e nesërmja duhet dhe do të jetë demokratike, e lirë dhe europiane siç e dëshiron çdo shqiptar? Jam i bindur që po! Ju bëj thirrje ta mbledhim gjithë këtë energji pozitive dhe ta derdhim në sheshet e protestës popullore. Liri, demokraci!?
Deklaratat lideri i opozitës i beri nga Fieri ku mori pjese ne 27-vjetorin e themelimit të degës se Partisë Demokratike.