Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rrëshqitja e dherave në Gjirokastër pasdites e së premtes (5 janar) ka bërë që banorët të braktisin pallatin që rrezikon të shembet që prej mbrëmjes së djeshme.
Rreth 15 familje u larguan nga pallati dhe u strehuan te familjarët e tyre. Ndërkohë sot ata ndodhen para pallatit dhe po presin ndërhyrjet.
Rrëshqitja e dherave solli dëmtimin e një banese 3-katëshe dhe rrezikon shembjen e një pallati 5-katësh.
Shkak për rrëshqitjen e dherave në lagjen 'Punëtore' dyshohet se janë bërë disa gërmime pranë një objekti dykatësh.
Banorët shprehen se i kanë kërkuar ndihmë Kryeministrit por nuk kanë marrë ende asnjë përgjigjje
"I kemi kërkuar ndihmë Kryeminstrit dhe nuk na ka kthyer përgjigjje. Jemi të alarmuar. Gjithë natën nuk kemi fjetur nga frika se mos shembej pallati."
Gazetarja e Ora News Entiola Bundo raporton se ekspertët kanë mbërritur nga Tirana dhe ndodhen në Bashkinë e Gjirokastrës, për të diskutuar me Kryetaren Zamira Rami për situatën.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rreshqitje-dherash-ne-gjirokaster-banoret-braktisin-pallatin-qe-rrezikon-shembjen