Ora News - Vasili: Pa votat tona paketa e drejtësisë nuk do miratohej

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vasili: Sot duhet të jetë më e qartë se kurrë më parë. Që përballë shqiptarëve ka as më shumë dhe as më pak një mashtrues pa shërim, që nuk e shëron dot as mjekësia me konçensione që ka bërë as ndonjë koleg i imi besoj nuk e merr dot përsipër lidhur me ato ça thotë gjatë gjithë ditës dhe çfarë ky mashtrues llomotit.

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili i është përgjigjur flakë për flakë akuzës së kryeminstrit se ishte LSI ajo që donte pengimin e reformës në drejtësi. Vetëm pak minuta pasi u shigjetua, ish aleati i Ramës në 4 vite shpjegoi të gjitha momentete e miratimit të reformës duke dalë në konkluzionin se pa kontributin e LSI reforma nuk do ishte miratuar me konsensus të gjerë madje as nuk do kishte shkuar në kuvend për miratim.

Vasili: Reforma në Drejtësi kishte nevojë për një consensus të madh sepse ishte reformë e gjithë shqiptarëve. Këtë reformë me 140 vota siç e dini publikisht dhe në mënyrë të qartë për gjithë shqiptarët u realizuar falë këmbënguljes së drejtpërdrejt të LSI dhe në mënyrë të veçantë të Ilir Metës si kryetar i LSI, në atë kohë.Përpara se kjo reformë të shkonte në Kuvendin e Shqipërisë duhet të shkonte në sallën e Parlamentit. Opozita në atë kohë ju e dini shumë mire nuk merrte pjesë në punimet. Pasi kishte të drejtë në atë kohë se Edi Rama instistonte të shkelte mbi Venecian dhe mbi paragrafin 88 dhe ishte LSI që mundësoi konsensusin. Por edhe që Reforma të shkonte në sallën e Parlamtentit, duhej vota e 5 në komisionin e Reformës në Drejtësi që ishte vota LSI. Unë kam qenë anëtar i komisionit të reformës në atë kohë dhe falë kësaj vote ajo reformë shkoi në sallën e Parlamentit ku edhe u votua me 140 vota. Ka një ligj për Vetingun, pa pasur të miratuar këtë ligj Veitngu nuk do të mund të bëhej, nuk do të ekzistonte dhe nuk do flisnim pët Veting. Ky ligj I Vetingut u votua dhe është sot në fuqi falë votave të LSI e cila ishte mbështetësja kryesore që ky ligj të shkonte në parlament dhe me 20 votat e saj bëri të mundur që ky ligj të miratohet . Pa 20 votat e LSI nuk do kishim Veting sot në Shqipëri. E njëjta gjë është për ligjin për prokurorinë , për gjithë paketën e ligjeve që duhet të miratoheshin dhe të gjitha këto kanë pasur votën e LSI dhe pa të nuk do të ishin sot në fuqi.

Dhe si për të mos e lënë me kaq përgjigjen Vasili akuzon Ramën si njeriun që ka pasur një merak si ta vinte drejtësinë nën kontroll duke përmendur votimin e kryeprokurores.

Vasili ironizoi ndërkombëtarët pa përmendur emra konkretë.

Për më shumë lexoni në:


http://oranews.tv/article/vasili-pa-votat-tona-paketa-e-drejtesise-nuk-do-miratohej

Free Traffic Exchange