Rama thirrje Bashës: Triumfin e çeljes së negociatave jemi gati ta ndajmë me opozitën

2018-05-10 0

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje Lulzim Bashës nga Asambleja e Partisë Socialiste që të mos bllokojë mundësinë e Shqipërisë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Shefi i qeverisë u shpreh se nuk i kërkon Bashës që të mos dalë në protesta, por të respektojë vullnetin dhe ambicien e qytetarëve për të hapur negociatat. Rama tha se kjo nuk është një thirrje për të larë gojën për Bashën, ndërsa shtoi se jemi gati të ndajmë me opozitën triumfin e hapjes së negociatave.
?I një thirrje PD dhe kryetarit të PD, nuk jemi këtu për të përdorur negociatat që të mos bëjë punët e veta dhe protesta. Opozita është e lirë që të bëjë punët e veta sikur i mendon vetë edhe protestat. Por opozita që është në parlament është përfaqësuese e një pjese të popullit që në jetën e përditshme të Shqipërisë reale. Opozita duhet të përfaqësojë me dinjitet në këtë moment ambicien e atyre që e kanë votuar për të çelur negociatat, nuk mundet që opozita të bëhet problemi i Shqipërisë në këtë proces.

Free Traffic Exchange