Ora News - Vllaznia nis përgatitjet, Gjoka: Sukaj një afrim i rëndësishëm, gabuam me Cicmil

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vllaznia ka nisur përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit. Skuadra dhe stafi teknik kanë udhëtuar drejt Ulqinit aty ku do të kryejnë mini fazën përgatitore. Trajneri Ernest Gjoka pak përpara nisjes për në Mal të Zi foli në lidhje me atë që konsiderohet si afrimi kryesor i shkodranëve deri më tani në merkaton e Janarit, Xhevahir Sukajn.

Tekniku i 9 herë kampionëve të Shqipërisë u ndal edhe tek Cicmil duke pranuar se u krye një gabim në momentin kur emri i malazezit u përfshi në listën e skuadrës, pasi mbrojtësi nuk do të lëvizë nga klubi i Mladost Podgoricës dhe kjo pistë konsiderohet e mbyllur për kuqeblutë.

"Sot nisim fazën përgatitore në Ulqin. Brënda këtyre 12 ditëve shpresojmë të bëjmë diçka ndryshe. Presim dhe përforcime sidomos aty ku kemi nevojë, në mbrojtje. Goditja e parë ishte Sukaj, një lojtarë me shumë të dhëna, një lojtarë që unë pretendoj shumë nga ai dhe nesë do të kemi edhe ato ardhjet klubi po punon besoj se do të kemi një skuadër akoma më solide dhe më të fortë për një start ndryshe këtë fillim sezoni.

"Emra nuk mund të japim akoma, Emri i Cicmil ishte një lapsus. Klubi i tij i vendosi një çmim shumë të madh dhe na e penalizoi si pistë.

"Në Ulqin do të përpiqemi për të bërë edhe ndeshje miqësore pavarësisht se është një gjë e vështirë pasi kampionati malazez fillim shumë vonë edhe skuadrat nisin nga përgatitjet shumë vonë. Gjithsesi ndeshjet miqësore janë shumë të nevojshme për ne.

"Ardhja e Sukaj është një fat i mirë si nga ana psikologjike dhe profesionale. Mendoj se do të jetë një start më shumë për skuadrën , do të shtoi moralin sepse është një lojtar që ka eksperiencën dhe ka fituar shumë tituj kampion."- përfundoi tekniku Ernest Gjoka.

Unë mendoj se Atsina nuk do të jetë më pjesë e jona, sepse nuk ia arriti të na bind ndërsa Kruja duhet të gjej një tjetër skuadër që i ofron orë pune, sepse atij i duhen shumë të tilla.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/vllaznia-nis-pergatitjet-gjoka-sukaj-nje-afrim-i-rendesishem-gabuam-me-cicmil

Free Traffic Exchange