Ora News - Kurbin, familja me 8 anëtarë jeton në varfëri, kërkon mëshirë nga shteti

2018-05-10 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Familja Veseli në Fushë Milot të Kurbinit përballet çdo ditë me mungesën e bukës dhe fle me frikën e shëmbjes së shtëpisë.8 antërat e kësaj familje jetojnë vetëm me 22 mijë lekë të cilat i siguron kryefamiljari nga puna në një fabrikë këpucësh.E vetmja kërkesë e tij drejtuar shtetit është për restaurimin e shtëpisë

Familja Veseli jeton në kushte shumë të vështira. Shtëpia e tyre është pa dyer dhe tavani gjysmë i shembur duke e bërë të papërballueshëm të ftohtin e dimrit.

Për të përballuar temperaturat e ulta por edhe për të gatuar kjo familje është e detyruar që të ndezë zjarr në oborr.

Çdo natë ata flenë me frikën se shtëpia mund të shëmbet e ti zerë brenda. Përballë vështirësive ekonomike kryefamiljari, Agim Veseli thotë se e ka të pamundur t?iu ofrojë një banesë të sigurtë dhe të ngrohtë fëmijëve të tij. Ai apelon për ndihmë që sadopak jeta e tyre të jetë e

Agim Veseli: I drejtohem qeverisë, Kryeministrit dhe Presidentit që në paçin mëshirë dhe gjynah, se ka edhe familje të tjera si unë, por i drejtohem në mënyrë humane që në paçin mundësi të më ndihmojnë për mua do të ishte si të rilindja për së dyti.

E vetmja e ardhur për familjen Veseli është paga prej 22 mijë lekesh të reja e kryefamiljarit i cili punon në një fabrikë këpucesh, para këto që nuk ju dalin as për të siguruar buken e gojës

Agim Veseli: Punoj në një fabrikë këpucësh, kam një rrogë 220 mijë lekësh.

E zonja e shtëpisë, Etleva Veseli, shprehet se kanë frike të qëndrojnë brenda baneses, pasi është amortizuar plotësisht dhe rrezikon të shembet nga çasti në çast.

Etleve Veseli: Shtëpia është gati në të rënë, më frikë flejmë. Ka filluar të bie komplet.

Nevoja më imediate e tyre është një banesë me kushtet më minimale, ndaj dhe apeli shkon për çdo kend që ka mundesi për ti ndihmuar.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kurbin-familja-me-8-anetare-jeton-ne-varferi-kerkon-meshire-nga-shteti