Femijet te ekspozuar ndaj videolojrave/ Psikologet: Ndikojne ne zhvillimin psiko-social

2018-05-10 6

Ashtu si në shumë vende të botës edhe në Shqipëri fëmijët janë të ekspozuar nga përdorimi me orë të zgjatura të videolojrave, një shqetësim i ngritur së fundmi nga organizata e Kombeve të Bashkuara. Për psikologët kontakti i vazhdueshëm me celularët, tabletat, apo kompjuterat sjell pasoja negative në zhvillimin e tyre.

Entela Binjaku, psikologe: ?Po shohim më shumë me fëmijë që shfaqin ç?rregullime tek të folurit dhe aspekte të mprehta të zhvillimit të tyre. Efekte të dëmshme, pakësim të komunikimit prindër- fëmijëve, ulje të komunikimit mes vet fëmijëve, fëmijët më shumë të mbyllur, është pakësuar fjalori në numër fjalësh të përdorura?.

Sipas psikologeve përdorimi masiv i teknologjive nga fëmijët lidhet edhe me disa faktorë kryesorë.

?Mungesa e hapësirave publike, mungesa e aktiviteteve për socializmin e tyre, mungesa e kohës nga prindërit për të nxjerre fëmijët në aktivitete jashtë shkollë i çojnë fëmijët drejt këtyre tundimeve?.

Psikologët rekomandojnë prindërit që t?i mbajnë fëmijët larg teknologjisë të paktën deri në moshën 9-vjeçare, pasi deri në këtë moshë ata janë shumë të ndikuar nga ato që e bombardojnë mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit të fëmijës.

Tv Klan

Free Traffic Exchange