Report TV - Nis sistemi i patronazhimit, spitali i Burrelit shërbim pa ndërprerje

2018-05-10 0

Nis nga kujdesi për nënën dhe fëmijën zbatimi i sistemit të patronazhimit të spitaleve rajonale dhe bashkiake nga spitalet universitare të Tiranës. Prej dy ditësh, 4 mjekë të maternitetit të Tiranes ?Koço Gliozheni? po ofrojnë shërbime mjekësore në spitalin e Burrelit, me sistem rotacioni 2 mjekë në javë, me shërbim 24 orë, për të plotësuar nevojat me mjekë gjinekologë në këtë spital.
Mungesa e mjekëve specialistë gjinekologë i detyronte gratë matjane të drejtoheshin drejt Lezhës apo Tiranës për këtë shërbim.

Vetëm në dy ditët e para të ofrimit të shërbimit nga mjekët e maternitetit Koço Gliozheni në spitalin e Burrelit, u kryen 36 ekografi dhe konsulta, 1 lindje, dy shtrime dhe një planifikim për intervent, ndërsa është vënë re një interesim i madh nga e gjithë zona e Matit për të kryer ekografitë dhe vizitat me dr. Arjan Alikajn dhe dr. Vezir Tenën, mjekët e parë të ardhur nga Materniteti i Tiranës.

Free Traffic Exchange